Ne frymën e përafrimit drejt zbatimit te marrëveshjes AME MPB-AKMC MM, sot u mbajt takim pune ne Kukës
Ne frymën e përafrimit drejt zbatimit te marrëveshjes AME MPB-AKMC MM, sot u mbajt takim pune ne Kukës

Ne frymën e përafrimit drejt zbatimit te marrëveshjes AME MPB-AKMC MM, sot u mbajt takim pune ne Kukës

Krijuar në datën 10/28/2021

Sot me dt.28.10.2021 te ftuar nga AKMC RSH ne Kukës u mbajt takimi I pare koordinues i cili qellim primar kishte, përafrimin e qëndrimeve drejte zbatimit te marrëveshjes ndërshtetërore për ndihme reciproke dhe koordinim ne raste te fatkeqësive nga natyra dhe fatkeqësive tjera te nënshkruar ne Tetor te vitit 2020.

Homologet nga te dyja institucionet kryesore përgjegjëse për menaxhim me fatkeqësi , z. FADIL KODRA dhe z. HAKI ÇAKO, pas pajtueshmërisë ne parimet dhe rrugën e zbatimit nënshkruan planin e veprimit për fillimin e realizimit te veprimeve ne interes te dy institucioneve dhe qytetareve te dyja vendeve.

Te shoqëruar nga drejtues te departamenteve nga te dyja institucionet, te cilët këmbyen propozimet dhe idetë ne drejtimin sa me efikas dhe efiqient , deri sa disa nga pikat e marrëveshjes u vendosen ne prioritet për fazën fillestare te ndërveprimit me qellim te arritjes se objektivave te përbashkëta.

Nikoqiri nga Republika e Shqipërisë, Agjencia Kombëtare Mbrojtjes Civile ,nderuan te ftuarit nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent Republika e Kosovës me një drekë pune, ku po ashtu nuk munguan bisedat për rrugëtimin drejt arritjeve te përbashkëta.